Kjo ishte performanca e zjarrtë nga Ledri dhe Lumi B, ‘çmendet’ publiku
Mbrëmë u mbyll festivali ‘Alba Festival’ ku performuan shumë artistë shqiptarë në Cyrih të Zvicrrës, në një organizim unik dhe i pari i këtij lloji.
Me pjesëmarrjen e tyre, artistët shqiptarë e dëshmuan se sa shumë dëgjohen gjithandej nëpër botë, e suksesi dhe dashuria ndaj tyre nuk mungon edhe jasht trojeve shqiptare, shkruan Indeksonline.
Performanca e reperit Ledri Vula dhe Lumi B e elektrizoi tej mase publikun masiv. Me zjarrin që ndizej herë pas here në skenën ku po performonin shtohej edhe më shumë ‘zjarri’ tek publiku, e hitet e reperëve padyshim se këndoheshin njëzëri nga i gjith publiku i pranishëm.
Kjo është një nga paraqitjet më të zjarrta, para një publiku të tillë që e bëri edhe më madhështorë këtë festival. /Indeksonline/