75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen dhjetëra kilogramë drogë, arrestohen disa persona

Dhjetëra kilogramë drogë, e llojit mariuhanë, janë gjetur dhe konfiskuar dje gjatë një aksioni të policisë antidrogë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se droga është kapur në rajonin e Prishtinës ndërsa për këtë rast ka edhe disa të arrestuar.

Ndërkohë policia sot gjatë ditës ka paralajmëruar konferencë përkitazi me këtë aksion me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar./Indeksonline/