75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Batista’ e injoron filmin ‘Fast & Furious’ thotë se do të bëjë filma më të mirë

David Batistuta njihet nga publiku më shumë si aktorë i Wrestelmania ‘WWE’ , dhe tanimë pas pensionimit nga sporti Wrestel, ai po e vazhdon karrierën si aktorë i filmit.

Ai njihet për fizikun e tij prej një ‘Bodybuilder’.

Aktorit nuk i erdhi mirë kur një nga fansat e tij i sugjeroi që të bëhet pjesë e filmit Fast&Forious të bashkëngjitet me aktorët Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Ai ju kundërpërgjigj fansit duke i thënë “Faleminderit për konsideratën, unë preferoj të luaj filma të mirë”.

Dave Batistuta mund ta injorojë një ide të tillë nga një fans, mirëpo filmi Fast & Forious 7 është një nga seritë që aktualisht është në vend të tretë si filmi me fitimet më të mëdha pasi mblodhi 1.5 miliardë dollarë në gjithë botën. /Indeksonline/