Bali Muharremaj mban edhe një premtim tjetër
Ai po vazhdon të jetë një nga kryetarët më të zellshëm të Kosovës. Është ky Bali Muharremaj, i pari i Suharekës.
Muharremaj po realizon edhe një tjetër premtim, kësaj radhe në fushën e arsimit, një lajm që do t’i gëzoj të gjithë qytetarët e tij.

Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se aneksi i ri në Gjimnazin “Jeta e Re” ku do të ketë kabinete moderne, ka filluar dhe do të përfundoj në afat sipas parashikimeve.
Ky projekt vjen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë./Indeksonline/
