Sa sheqer ka në ushqimet “e shëndetshme” për fëmijë?
Ekspertët kanë paralajmëruar se disa nga ushqimet për fëmijë përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit.
Përmes një raporti nga Shëndeti Publik i Anglisë janë kritikuar prodhuesit e ushqimeve të fëmijëve për përmbajtjen e sheqerit në sasi të mëdha, duke i promovuar si ushqime të mira për shëndetin.
Sheqeri përbën pothuajse gjysmën e përmbajtjes së ushqimeve për fëmijë.
Këshilli i NHS-së thotë se çdo produkt që përmban më shumë se 22.5g sheqer në 100g ka nivel të lartë të sheqerit.
Për fëmijët nën moshën 4 vjeç këshillohet që të shmanget konsumi i produkteve dhe pijeve që kanë nivel të lartë të sheqerit. Për ata të moshës 4-6 vjeçare preferohet 19g sheqer në ditë.
Disa nga ushqimet e fëmijëve që përmbajnë sheqer në nivel të lartë:
1. Kuti të vogla organike me rrush (67.5g sheqer në 100g).
2. Fruta me mollë (54.8g sheqer në 100g).
3. Biskota me banane dhe rrush (26.9g sheqer në 100g).
4. Biskota me luleshtrydhe dhe mollë (37.8g sheqer në 100g).
5. Qull me fruta (39.8g sheqer në 100g).