75 Mall Live Search
17:32 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këto janë vendimet që u morën në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike

Në mbledhjën e Konferencës të Universiteteve Publike të Kosovës e cila u mbajt sot në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” u vendos që të lejohet regjistrimi i studentëve të komuniteteve pakicë mbi numrin e përgjithshëm të lejuar sipas akreditimit. Kjo u vlerësua si shumë e domosdoshme në menyrë që mos të demtohën shumë programe studimore nëpër universitete, duke marrë parasysh faktin se shumë prej kuotave për studentët e komuniteteve dhe atyre jashtë Kosovës nuk plotësohen.

Tri pikat kryesore të rendit të ditës që u diskutuan në këtë mbledhje ishin:numri i studentëve që do të regjistrohen në vitin akademik 2019-2020, statutet e përkohshme të katër universiteteve dhe akreditimi institucional.

Sa i përket statuteve të përkohshme që kanë 4 nga 7 universitetet publike, u vendos që të krijohet një grup i përbashkët për hartimin e tyre dhe procedimin sa më të shpejt për miratim në Kuvendin  e Kosovës.

Në mbledhje u diskutua edhe për shqetësimet në lidhje me rekomandimet e ekspertëve të jashtëm për disa universitete sa i përket akreditimit institucional.