75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bajram Jashanica: Kam oferta nga Kosova por tani nuk e kam ndërmend të rikthehem në Superligë

Mbrojtësi Bajram Jashanica në fillim të vitit të ardhshëm do t’i kthehet futbollit aktiv.

28 vjeçari që zyrtarisht është ende futbollist i Skënderbeut, ishte dënuar nga UEFA për 2 vite mos pjesëmarrje në futboll, për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.

Në një intervistë për Indeksonline, Jashanica foli rreth së ardhmes dhe ofertave që ka nga Kosova.

“Deri në janar nuk mund të luaj. Po pres deri më 12 korrik të shoh se çfarë vendimi do të marrë gjykata e arbitrazhit (CAS) me ekipin tim Skënderbeun. Kam marrë oferta edhe nga skuadrat kosovare por njëherë nuk e kam ndërmend të rikthehem në Superligë” deklaroi Jashanica për Indeksonline.

UEFA e kishte dënuar Skënderbeun me 10 vite përjashtim nga garat për trukim ndeshjesh.

Ekipi shqiptar e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbritrazhit e cila do ta shpallë vendimin më 12 korrik. /Indeksonline/