75 Mall Live Search
20:29 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kënga e re e reperit Seven Saraqi kujton plagët e luftës në Kosovë

Seven Saraçi ka sjellë një projekti të ri, e veçanta e këtij projekti është se prek një tematikë tjetër nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë nga ai

Ky projekti i fundit i këngëtarit duket se ka një dedikim të veçantë pasi që këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.

 “Nothing Changed”, titullohet projekti i ri i këngëtarit, të cilit i ka dedikuar edhe një shkrim mjaft emocional përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, ka të bëjë me eksodin e vitit 1996, kur shumë shqiptarë ikin nga Kosova shkak i përndjekjeve gjatë luftës në vitin 1996.

“I lindur në Kosovë, rritur në Neë York. Në vitin 1996, familja ime u detyrua të ikë për në SHBA, si pasojë e luftërave politike që po shkatërronin vendin tonë. Isha dëshmitar se si shtëpia ime e fëmijërisë u dogj. Në humbëm gjithçka. Komshinjtë, shokët dhe familjen. Ne erdhëm në Amerikë pa asgjë, përveç rrobave të trupit dhe valixhe të vogla të mbushura me gjëra të vogla nga shtëpia”.

“Të rritem në Neë York, ka qenë bekim. Në një vend me kaq diversitet me kultura vibrante, nuk mund të mos ndryshoja. Jam lindur shqiptar, por NYC më ka bërë burrin që jam sot. Dua të falënderoj fansat e mi që kanë qenë me mua gjatë gjithë rrugëtimit tim muzikor, dhe më kanë parë të rritëm në atë që jam sot. Prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim”.

“Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në skemën e madhe të jetës. Faleminderit të gjithë juve që morët këtë udhëtim me mua. Pa marrë parasysh ngritjet dhe uljet asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale këngëtari.