Llapi bëhet me ministër në Qeveri?
Ka disa ditë që posti i ministrit në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mbetur i hapur.
Kjo pasi që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli udhëroi largimin e të gjithë politikanëve ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza dhe pas kësaj ministri Besim Beqaj dha dorëheqje.
Burime të Podujeva Press bëjnë të ditur se këtë post Veseli do t’ia besoj për herë të parë një njeriu nga Llapi.
Është ky Fahri Osmani, i cili vjen nga dega e PDK-së në Podujevë.
Ndryshe, ish kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica shkruan në facebook: “PDK në Podujevë prej themelimit për herë të parë do të drejtojë një ministri”. /Indeksonline/