75 Mall Live Search
23:38 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas tradhtisë me shoqen e saj, Tristan po mundohet ta rikthejë Khloe Kardashian

Tristan Thompson  i cili muaj më parë e tradhtoj nënën e fëmijës së tij, Khloe Kardashian, po mundohet ta kthejë prap atë, ai madje bleu një shtëpi afër saj për t’ia dëshmuar që e ka seriozisht.

Ata dy janë ndarë pasi Thompson e tradhtoj Khloe me shoqen e ngushtë të motrës së saj Kylie Jenner, transmeton Indeksonline.

Khloe Këto ditë festoj ditëlindjen ku mes shumë urimesh, nuk ka munguar edhe urimi nga basketbollistit Tristan Thompson, ku sipas the Sun, ajo është hutuar kur e ka parë urimin e tij.

Khloe dhe Tristan janë taku në vitin 2016. Ata gëzojnë një vajzë një vjeçare./Indeksonline/