Boksieri Patriot Behrami fitoi vendin e 5-të në Lojërat Evropiane në Minsk
Boksieri i ri Patriot Behrami është çertifikuar si boksieri i 5-të më i mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
19 vjeçari depërtoi deri në çerekfinale ku u mposht nga Lorenzo Sotomayor, nënkampion olimpik në Rio 2016.
Megjithatë Behrami dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit kosovar.