75 Mall Live Search
12:16 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohet pasi i hyn tinëz në banesë dhe i kanosët një femre në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ka hyrë pa dijeninë e një femrës në banesën e saj dhe ka kanosur atë.

Sipas Policisë, ai nga autoritetet kompetente ishte dëbuar nga banesa e viktimës femër por ai pas një kohe pasi ishte dëbuar nga banesa ishte kthyer prapë në atë vend dhe ka kanosë viktimën.

I dyshuari ka shkuar te banesa e saj derisa nuk ishte ajo prezent ne banesë, duke thyer derën e cilindrit dhe ishte futur brenda në banesë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të dytë i përkasin nacionalitetit serb./Indeksonline/