75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Premierë, zbulohet Audi S8 me plot 563 kuajfuqi

Kjo është Audi S8 për 2020, e cila u zbulua si variant i vargut në familjen A8.

Gjëja e parë që duhet të përmendim për S8-n e ri është se ajo ka një motor 4.0-litërsh V8 twin-turbo, me jo më pak se 563 kuajfuqi.

Ky motor nuk është vetëm i fuqishëm, por premton të jetë mjaft i efektshëm pasi që përfshin teknologjinë e butë hibride me një sistem 48 volt i cili përfshin një funksion ndalimi, shkruan IndeksOnline.

S8 do t’i përshkoj rrugët përmes një sistemi Quattro me katër rrotat, me një diferencial sportiv. Ekziston gjithashtu një sistem drejtimi me të gjitha rrotat si standard për të përmirësuar manovueshmërinë me shpejtësi të ngadaltë dhe për të siguruar stabilitet më të madh me shpejtësi më të larta.

Nëse konsumatorët dëshirojnë, një sërë frenash qeramike të karbonit janë në dispozicion me disqe që matin 16.5 inç në pjesën e përparme dhe 14.6 inç në pjesën e pasme.

Teknologjia e pezullimit të Audi mund të ngrejë dhe ulë çdo rrotë në mënyrë të pavarur për të siguruar udhëtimin më të qetë. Kamerat përpara përdoren gjithashtu për të zbuluar gropat dhe për të rregulluar pezullimin paraprakisht.

Audi nuk ka zbuluar çmimet ende, por sipas raporteve pritet të ketë një cmim fillestar prej 120,000 euro. /IndeksOnline/