Pasi e konfirmoi pjesëmarrjen në koncert në Kosovë, Miley Cyrus ‘sulmohet’ nga serbët
Dje këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e bëri të ditur se Miley Cyrus do të jetë pjesë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që do të mbahet në Prishtinë me 2/3/4 gusht, shkruan Indeksonline.
Ky
padyshim se është një lajm shumë i mirë duke qenë se Miley është një këngëtare
shumë e famshme në arenën botërore muzikore. Duke qenë se këngëtarja ndiqet nga
miliona njerëz nga e mbarë bota kjo do të jetë një promovim mjaft i mirë edhe për
Kosovën.
Kjo ka ‘tërbuar’ serbët, dhe i ka bërë ata që të reagojnë me komente banala dhe
nacionaliste, duke shprehur frustrimin se edhe kësaj radhe Kosova është
destinacioni i preferuar i artistëve më të mëdhenjë botërorë. /Indeksonline/

