75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Me ndërmjetësimin finlandez, do t’i jepet fund izolimit të Kosovës”

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Sufaj pritur në Ambasadën e Finlandës nga Ambasadorja Anne Sipiläinen.

Cufaj ka thënë se me ndërmjetësim finlandez do t’i jepet fund izolimit të shtetit dhe popullit, pra qytetarët do të marrin liberalizimin e merituar të vizave, transmeton Indeksonline.

“Sot në Ambasadën e Finlandës u prita nga SH.S. Zonja Anne Sipiläinen. Ambasadores Sipiläinen pos që i urova për detyrën e re në Berlin, i dëshirova sukses në Presidencën e BE-së të cilën shteti i saj e mori nga dje, i fola për 2 Momente historike që Republikën e Kosovës e lidhin me Republikën e Finlandës.

Me ndërmjetësimin e Presidenitit finlandez Martti Ahtisaari u arrit Marrëveshja e Kumanovës dhe regjimi i Milosheviqit u përndoq nga Kosova. 
Me ndërmjetësimin e Presidentit finlandez Martti Ahtisaari Kosova u shpall shtet dhe bë republika më e re e Evropës.

Dhe tash, jemi shumë optimist, që me ndërmjetësimin finlandez, do t’i jepet fundi i izolimit të një shteti dhe populli- dhe qytetarët tanë do ta marrin liberalizimin e merituar të vizave!

Finlanda është pjesë e historisë së Kosovës dhe një prej shteteve më mike që vendi ynë ka”, ka shkruar Cufaj.