75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

QKMF-ja në Klinë që nga sot me “Sportel të Diasporës”

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë është bërë më sportel të ri.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hekuran Sejdiu përmes një njoftimi të bërë në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se në këtë spital që nga sot do të jetë funksional “Sporteli i Diasporës”, përcjellë Indeksonline.

Sipas Sejdiut në Shërbimet Emergjente do të jenë 24 orë në dispozicion për qytetarët, teksa do të punojnë 2 deri në 3 mjekë deri në orën 21:00. Ndërsa në mjekësinë familjare do të jetë një mjek deri në orën 21:00 në dispozicion të fëmijëve.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Sot më 02.07.2019 kemi filluar me “SPORTELIN E DIASPORES ” dhe kemi definuar orarin e punës në Shërbimin Emergjent primar 24h për këtë sezonë.
Në Emergjencë do të jenë 2 ,3 mjekë deri në ora 21:00 ,po ashtu në mjekësinë familjare do të kemi 1 mjekë deri në orën 21.00 në dispozicion të fëmijëve!