Imazhe prekëse, momenti kur u gjet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare
Në një zonë të thellë të Liqenit Como, jo shumë larg ku ajo u zduk, zhytësit italianë sot gjetën trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.
Floriana, ishte mbytur të shtunën teksa po lahej në liqen, humbje kjo e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe shqiptarët e futbollin zviceran, e cila ishte lojëtare e kombëtares në këtë shtet, përcjellë Indeksonline.

Momentet e nxjerrjes së trupit të saj të pajetë janë kapur edhe nga fotografi italian Enrico Selva.

Imazhe këto mjaftë prekëse, ku shihen ekipet e shpëtimit dhe bartja e trupit të futbollistes.

Florijana, 24 vjeç, ishte kapitene e Young Boys të futbollit të femrave dhe një lojtare e Kombëtares Zvicerane. /Indeksonline/
