75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

I nominuari për të zëvendësuar Mogherinin është pro serb në raport me Kosovën

Këshilli Europian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që të zëvendësojë Shefen e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Me shumicë votash në Parlament Evropian, Borrellino do të marrë zyrtarisht postin si Përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme të BE-së.

Duke ditur qasjen e Spanjës, si vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe ndër kundërshtuesit më të madh brenda BE-së, nuk pritet ndonjë përfaqësim pozitiv në raport me Kosovën, sidomos në dialogun me Serbinë.

Borrell njihet për pozivionin e ti pro serb kur bëhet fjalë për Kosovën.

Borrell, shtetas spanjoll, është Ministër aktual i Punëve të Jashtme i Spanjës. Para kësaj, ka qenë President i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri 2007.

Pas propozimit të sotëm për tu emëruar si Përfaqësues i Lartë, Borell duhet të emërohet përfundimisht nga Presidenti i ri i Komisionit Evropian./Indeksonline/