75 Mall Live Search
21:40 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ahmeti dhe Tahiri thanë që sheshi nuk është treg, por fjala dhe masat e tyre s’merren seriozisht

Qysh nga marrja e postit si drejtor i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në llogarinë e tij Facebook publikon çdo ditë imazhe që tregojnë se ai po vë rregull dhe ligj në kryeqytet, megjithatë jo gjithmonë fjalët e tij po merren “seriozisht”.

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më problematike me kaos urbanistik, dyndje të popullsisë e më një komunikacion të dendur.

Por, veç të tjerash kryeqyteti ynë vazhdon të përballet me probleme të tjera, siç janë ndërtimet pa leje, zënja e trotuareve, ajri jo i mirë dhe veprimet ilegaile të tjera, përcjellë Indeksonline.

Madje, drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, pavarësisht punës që po bën s’po arrin t’i ndalojë vepruesit dhe shitësit ambulant që po zhvillojnë punën e tyre të paligjshme edhe në qendër të Prishtinës.

Më 15 mars, Tahiri përmes një njoftimi bëri të ditur se ka konfiskuar gjësendet dhe makinat e vogla për fëmijë që qarkullonin pa leje në sheshin kryesor. Megjithatë gjobat dhe as ky ndëshkim nuk mjaftuan. E puna e drejtorit të tij u lavdërua edhe nga kryetari, Shpend Ahmeti.

Por, shitësit ambulantë dhe veturat e vogla të fëmijëve sërish po shihen në shesh. Kjo ka bërë që vendi ku frekuentohet më së shumti nga qytetarët të jetë i ngulfatur nga veprimtaritë ilegale, por edhe t’ia zënë frymën kësaj pjese.

Derisa kryetari Ahmeti dhe drejtori Tahiri vazhdojnë të publikojnë imazhe të punëve të tyre në rrjete sociale./Indeksonline/