Pasi e eliminoi Prishtinën, St Joseph’s i dërgon ‘selam’ Gerrardit
St Joseph’s ka bërë një hap të madh në garën kualifikuese të Europa League.
Skuadra nga Gjibraltari mposhti Prishtinën dhe siguroi fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë.
Në rundin tjetër ata do të takohen me skuadrën e Gerrardit, skocezët e Rangers.
“Hi Rangres, shihemi javën tjetër”, ka shkruar St Joseph’s në rrjetet sociale.
Tifozët kosovar të Liverpoolit ishin në mbështetje të Prishtinës sot pasi donin që legjenda e tyre, ish-kapiteni të zbarkoj në kryeqytet. /IndeksOnline/
