75 Mall Live Search
23:48 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hillary Clinton uron Kombëtaren Amerikane pasi arritën në finale

Kombëtarja e femrave e SHBA-së ka kaluar në finale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë pasi mposhtën Anglinë me rezultat 2-1.

Këtij triumfi i është gëzuar edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton.

Mikja e Kosovës ka uruar vajzat amerikane për suksesin në këtë eveniment të madh sportiv.

SHBA do të takohet në finale me fituesen e ndeshjes së nesërme në mes të Suedisë dhe Holandës. /IndeksOnline/