Si të rregulloni flokët gjatë sezonit të dasmave
Me ardhjen e korrikut afrohet dhe sezoni i dasmave dhe me siguri disa prej jush janë në përgatitje e sipër. Mund të jeni vetëm një pjesëmarrës, një shoqe e largët dhe ndoshta stresi nuk ndihet aq shume por nëse jeni dëshmitarja apo shoqja e ngushtë me siguri një nga problemet më të mëdha është dhe modeli i flokëve.
Është i fundit nga radha pas këpucëve dhe fustanit por është po aq i rëndësishëm sa ato. Nëse ka diçka që bie në sy menjëherë është pikërisht fytyra juaj, tualeti dhe flokët.
Me siguri doni të nderoni shoqen apo dhe veten tuaj kështu që ne kemi grumbulluar modelet më të bukura për 2019. Nëse jeni një nga ato vajza në dilemë ndoshta këto do t’ju ndihmojnë:



