75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kioskat e reja, pronarët protestojnë kundër ankandit të Komunës së Prishtinës

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë mëngjesin e sotëm janë duke protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar ankandin e ri të shpallur nga komuna për kiosqe.

Sipas tyre, kriteret e vëna nga komuna janë diskriminuese dhe të papërballueshme për bizneset e vogla dhe do të çojnë në shuarjen e tyre.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti paraqiti disa kërkesa ndaj Asamblesë komunale të Prishtinës.

Sipas tij duhet t’iu vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirës së kiosqeve. Me anë të kësaj ai kërkoi që të largohet gjitha ato kritere diskriminuese.