Sadri Ramabaja në gjykatë: Rasti i montuar dhe hakmarrje e pastër
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur “Syri i Popullit”.
I dyshuari i këtij rasti, Sadri Ramabaja në fillim të seancës ka thënë se rasti i tij është i montuar.
“Unë e trajtoj këtë rast si tërësisht të montuar në raport me mua dhe hakmarrje e pastër”, ka thënë në nisje të seancës, trasnmeton Indeksonline.
Ndërsa, avokati i tij kërkoi mbrojtje të plotë për klientin.
Pas kësaj, mediat më nuk u lejuan të hynë drejtpërdrejt nga seanca.
Gjatë seancës, i dyshuari Ramabaja, do t’u përgjigjet pyetjeve të Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit të rastit.
Kjo seancë është paraparë të jetë edhe vendimtarja për Ramabajën, i cili po mbahet në paraburgim për gati 2 vjet./Indeksonline/