Eni Koçi ka gati projektin e ri, zbulon kohë e publikimit
Eni Koçi ka finalizuar punët drejt projektit të ri muzikor i cili këtë herë do të jetë një bashkëpunim.
Këngëtarja nga Shqipëria, Eni ka bashkëpunuar me këngëtarin dhe tekst shkruesin nga Maqedonia, Lindon Berisha, shkruan Indeksonline.

Dy artistët e mirënjohur pritet që këtë të premte të lansojnë këngën e re e cila është realizuar edhe me videoklip.
“Nesër në orën 17:00 publikohet ‘Bella’, a jeni gati”, ka zbuluar Eni në një postim në Instagram.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i parë./Indeksonline/
