Manchester United i ofron kontratë të re David De Geas
Manchester United duket se është duke bërë gati një kontratë të re për Davdid De Gean. Sipas disa informatave klubi anglez është duke menduar ti jap fund kontratës që e ka me portierin, për ta nënshkruar kontratën e re kështu duke i ofruar pagë me shumën 350,000 funte në javë.
‘The Telegraph’ shkruan se United po përgatitej për të ofruar një ofertë të re për De Gean pasi që ai hodhi poshtë propozimet e mëparshme të klubit, pas më shumë se një viti bisedimesh.
United tani i kanë paraqitur ofertën e re De Geas dhe të dyja palët mbetën në negociata.
De Gea, 28 vjeç, ka kërkuar një marrëveshje më afër shumës prej 500,000 euro në javë, përcjell Indeksonline.
Oferta e re mendohet të jetë me vlerë më të madhe se 350,000 funte në javë – një rritje e madhe krahasuar me marrëveshjen e tij ekzistuese, e cila vlen rreth 240,000 funte duke përfshirë bonuse kurse United shpreson që De Gea do të pranojë ofertën e re.
United ka kërkuar alternativa për ta zëvendësuar portierin, ku si opsion e kanë menduar Jan Oblak të Atletico Madridit, në rast se ata janë të detyruar të shesin De Gea, megjithëse ata kanë qenë të vendosur se nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë atë këtë verë, pavarësisht se kontrata e re i mbaron dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë.
De Gea do ta mbaroj kontratën ekzistuese në fund të sezonit të ardhshëm dhe do të jetë i lirë të bisedojë me klubet jashtë Anglisë nga 1 janari.
Paris St Germain dhe Juventus janë ndër klubet që kanë treguar interes për De Gea.
Ardhja e Sanchez me një kontratë të madhe vitin e kaluar ka ndikuar në kërkesën për rritjen e pagave nga lojtarët brenda klubit. /IndeksOnline/