Edhe Yll Limani pjesë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’
 Festivali ‘Sunny Hill Festival’ mbahet për herë të dytë, përsëri në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me 2,3,4 gusht përcjellë Indeksonline.
 Pjesë e këtij festivali do të jenë disa nga artistët më të mirë shqiptarë dhe disa artistë shumë të njohur ndërkombëtarë si , Calvin Harris apo Mylie Curys.
 E së fundmi prezencën e tij e ka konfirmuar edhe këngëtari Yll Limani.
 “Këngëtari më melankolik, krijuesi I hiteve verore Yll Limani bashkohet me grupin tonë këtë vit dhe mezi presim që ai të performojë në Sunny Hill Festival”: Kanë shkruar në faqen e festivalit, duke e konfirmuar prezencën e këngëtarit. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                