75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive të një vullkani në Itali, të tillë thuhet se s’pati që nga viti 1960

Shpëthime të fuqishme u dëgjuan sot nga një vullkan në territorin e Italisë.

Turistët e shqetësuar janë zhytur në det, kurse rojet bregdetare kanë bërë të ditur se do të ndihmojnë ata që duan të largohen nga ishulli, edhe nëse nuk ka arsye të mëdha për t’u evakuuar.

Një fshat i quajtur ‘Ginostres’ është përfshirë i gjithi nga zjarri.

Frika nga ‘Stromboli’ është përhapur gjithku, pasi pati zjarr të madh si dhe zhurma të fuqishme.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive të tymit të madh që ngrihej nga vullkani.

Ndryshe sipas të dhënave thuhet se një shpërthim të tillë nuk pati që nga viti 1960./Indeksonline/