Zv/ministri i Bujqësisë që çlodhej vikendeve me veturë zyrtare thoshte se lopa dhe fermeri janë zhvillues të shtetit
Zgjatja e këmbëve në veturën zyrtare që po e keqpërdorte për relaks në ditë vikendi, i kushtoi jo pak zëvëndësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhunit.
Ndonëse Maxhuni vjen nga radhët e AKR-së, kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, sot ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e tij. Pacolli madje e ka quajtur gjest të pahijshëm atë të Maxhunit, duke thënë se kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.

Por, jo për ndonjë rezultat në detyrën e tij, ai në media u lakua në vitin e kaluar edhe për raportin interesant të punës së tij 100 ditore, përcjellë Indeksonline.
Në raportin e tij, ai një pjesë të veçantë ia kishte dedikuar kryeministrit Haradinaj, teksa kishte bashkëngjitur një fotografi të disa lopëve dhe një thënie që sipas tij do të ndihkonte në zhvillimin e vendit.
“Zemra e zhvillimit të një shteti është bujqësia. Zemra e bujqësisë është blegtoria. Zemra e blegtorisë është lopa. Zemra e lopës është fermeri. Zemra e fermerit është qumështorja. Zemra e qumshëtores është teknologu. Pa funksionuar ky zinxhir, nuk ka zhvillim”, është thënja e famshme e zëvendësministrit Maxhuni./Indeksonline/
