Policia me aksion antidrogë në Burgun e Dubravës
Në Burgun e Dubravës, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të antidrogës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Ai ka thënë se me kërkesë të Burgut të Dubravës, hetuesit e Drejtorisë Rajonale në Pejë kanë zhvilluar disa veprime antidrogë, me ç’rast janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.
“Janë katër raste që hetuesit rajonal të Drejtorisë Rajonale në Pejë i kanë iniciuar me kërkesën e Burgut të Dubravës, që është gjetur një sasi e konsiderueshme që dyshohet se është substancë narkotike”, ka thënë Ibra.
Ndryshe, ai ka shtuar se efektivët e policisë po veprojnë në të gjitha rrafshët për parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe në interes të sigurisë se qytetarëve./Indeksonline/