Ministri Demiri takon drejtoreshën e USAID, prezantohet të arriturat
Ministri i Zhvillimit Rajonal ,Rasim Demiri mbajti takim me znj.Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit të USAID në Kosovë.
Ministri Demiri prezantoi të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal që nga themelimi si ministri e re. Gjithashtu ministri prezantoi objektivat dhe planet dhe programet e ministrisë për v.2019.
Znj.Magno shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me MZHR si dhe njoftoj ministrin që USAID është në proces të hartimit të Strategjisë së USAID, dhe gjatë konsultimeve të mëtutjeshme do të shikohet mundësia e përfshirjes së MZHR-së në programet që USAID i financon. Znj. Magno theksoi se “Kosova, Qeveria dhe populli i saj, duhet të marrin mbi vete rolin prijës dhe pronësinë mbi qëndrueshmërinë afatgjate të intervenimeve zhvillimore. USAID-i do të vazhdojë të mbështesë, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, rrugëtimin e vazhdueshëm të Kosovës drejt menaxhimit vetanak të agjendës së saj zhvillimore. “
Në takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm MZHR-së z.Fatos Qerimi që shpjegoj më gjerësisht planet për hartim të politikave dhe programeve të ministrisë.
Ministri Demiri falënderoj për përkrahjen e SHBA-së për Kosovën si dhe USAID për programet që ka realizuar dhe realizon për mbështetje të institucioneve.
