75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

DJ PM dhe DJ Dagz e ‘kallin’ Zvicrën, krijojnë atmosferë fantastike në Alba Festival

Datat 29 dhe 30 qershor u rezervuan për festivalin më të madh mbarë shqiptarë ‘Alba Festival’.

I mbajtur në Cyrih të Zvicrës festivali mblodhi yjet më të njohura të muzikës shqiptare në mbarë botën, shkruan Indeksonline.

Pjesë e këtij festivali madhështor ishin edhe dy prej Dj më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë, DJ PM dhe DJ Dagz të cilët ia shtuan dhe më shumë madhështinë dhe atmosferën këtij eventi që mblodhi mijëra artdashës.

Dy DJ të cilët njihen për atmosferën që krijojnë në secilin ambient që ata janë të ftuar nuk zhgënjyen as këtë herë më perfomancën e tyre tejet të ‘zjarrtë’ që sollën në zemër të qytetit zviceran.

Kujtojmë që në ‘Alba Festival’ këtë vit performoj edhe ylli shqiptar i njohur ndërkombëtarisht , Rita Ora, reperi Ledri Vula, Lumi B, Ermal Fejzullahu, Kida, Dhurata Dora e shumë emra tjerë./Indeksonline/