Banorët e Ulpianës të bllokuar, veturat e parkuara ua zënë hyrjet
Tashmë e një kohë të gjatë banorët e kryeqytetit po përballen me mungesë të parkingjeve, e kjo më shumë si pasoj e ndërtimeve të shumta kohëve të fundit.
E njëjta po ndodh edhe në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku qytetarët kanë adresuar shqetësimin e tyre lidhur me këtë problematikë.
Përmes një faqe në facebook, një qytetar ka dërguar një fotografi ku ka treguar së parkingu i rezervuar për atë Lagje po shfrytëzohet nga automjete të tjera, dhe sipas tij po kanë vështirësi edhe të hynë në hyrjen e ndërtesës pasi, automjetet parkohen vend e pa vend si mungesë e parkingjeve.
Indeksonline ju sjellë një fotografi, ku mund të shihen shumë automjete të parkuara madje, një nga vetura ka parkuar në gjelbrim në mungesë të parkingut./Indeksonline/

