Amerika me AMBASADË GJIGANTE në Prishtinë, prehet shiriti në Ditën e Pavarësisë
Sot është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Me rastin e hapjes së saj është organizuar një pritje nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ku Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett.
Në hapje kanë marrë pjesë Presidenti i vendit, Hashim Thaci, Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett.
Ambasada e re e Amerikës në Kosovë ishte ndërtuar nga “Birmingham-based BL Harbert International”. Objekti ka një pamje fantastike dhe kap vlerën e 158 milionë dollarëve./Indeksonline/










