‘Fuga’ nis pushimet me shoqëruesen e tij të veçantë!
Humoristi i njohur, Vedat Bajrami ka sjellur një tjetër video humoristike me të cilin ka treguar se ka nisur pushimet verore.
Vedati ka publikuar videon me titullin ‘Fuga Vera 2019’ ndërsa tregon se pushimet i ka paguar nga pensioni i babait.
Ajo që e bëri më të veçantë këtë skeq humoristik është edhe shoqëruesja në pushimet e ‘Fugës’ e që ishte pula e tij plastikë derisa krijon situata plotë humor.
Kujtojmë që Vedati është një nga aktorët dhe humoristët më të suksesshëm dhe më të kërkuar në vend./Indeksonline/