Të dielën publikohet hiti i radhës nga Ledri Vula
Reperi shumë i suksesshëm dhe i kërkuar, Ledri Vula nuk ka të ndalur.
Pas publikimit të disa projektet radhazi të cilat tashmë janë bërë hit i këtij sezoni dhe do mbesin gjatë në memorie, reperi simpatikë është gati për një tjetër hit, shkruan Indeksonline.
Përmes llogarisë së tij të Instagramit, Ledri ka treguar se tashmë ka finalizuar punën për këngën e re e cila publikohet këtë të diele.
“MEM, të dielën, ora 14:00”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e një video paralajmëruese.
Kujtojmë që ditë më parë Ledri solli bashkëpunimin me reperin Lumi B ‘Kiss Kiss’, këngë e cila po dëgjohet në secilin ambient e që sjell plotë adrenalinë, ritëm dhe atmosferë./Indeksonline/