75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Breshër në Dragash

Në komunën e Dragashit pasditen e sotme ka rënë breshër.

Lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se madhësia e breshrit është mjaft e madhe.

Moti me shi e me shkarkime rrufesh ka pasur edhe në disa qytete në Kosovë.

Në Deçan rrufeja ka mbytur një femër 32-vjeçare, ndërsa në Pejë rrufeja ka goditur një shtëpi, por që fatmirësisht brenda saj nuk ishte asnjë person.

Ndryshe, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj  ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë reshje të dobëta shiu, si dhe breshër të intensitetit të dobët.