75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

AAK-së i largohet asamblisti më i votuar në Prishtinë, Sokol Berisha vazhdon si i pavarur

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë minus një asamblist nga radhës e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Indeksonline mëson se Sokol Berisha, njëri prej më të votuarve të AAK-së në kryeqytet, ka dhënë dorëheqje nga përfaqësimi i tij në parti.

“Berisha tani e tutje do të jetë asamblist i pavarur”, ka thënë një burim.

Ndryshe, ekonomisti Berisha njihet si asamblist tejet i zëshëm rreth çështjeve të ndryshme për Prishtinën.  /Indeksonline/