Katër e-kioskat ku mund të pajiseni me dokumente të gjendjes civile në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka vendosur katër e-kioska në qytet për qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente të gjendjes civile.
Kioskat janë të vendosura tek ndërtesa e vjetër e komunës, ndërtesa e re e komunës në Arbëri, ndërtesa e Agjencionit të Regjistrimit Civil dhe Bashkësia Lokale në Ulpianë.
Nëpërmjet E-Kioskut qytetarët mund të pajisen me lëshimit e certifikatave në mënyrë automatike. Ky aparat është azhurnuar për t’i furnizuar qytetarët me 5 lloj dokumente të ndryshme: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.
Sipas Komunës së Prishtinës, me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80-85 për qind, dhe se, lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim me Agjencionin e Regjistrimit Civil./Indeksonline/