Dukesha Meghan Markle tejet elegante në përkrahje të Serena Williams
Dukesha e Sussex-it Meghan Markle, u pa me dy mike të vjetra në Wimbeldon teksa po përkrahte teniseren Serena Williams, përcjellë Indeksonline.
Meghan u shfaq me një veshje të bukur, ajo mori një pushim nga kujdesi për djalin Archie për të parë një duel të Serenës, e cila e mundi Kaja Juvan në Court One.
Me një gjaketë luksoze, dhe me shoqet në krah, dukesha po brohoriste për Serena Williams, teksa ajo korri fitoren e radhës.
Pas lindjes, Meghan po shfaqet në formë të mirë e veshur me xhinse dhe me një dukje të thjeshtë që e karakterizon, përsëri nuk zhgënjen me pamjen. /Indeksonline/



