75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Loredana dhe Mozzik zbulojnë datat e turneut gjerman ‘Bonnie & Clyde’

Çifti i famshëm, Mozzik dhe Loredana pas projekteve të njëpasnjëshme janë gati për të filluar tuneun botëror.

Tashmë dyshja e njohur kanë zbuluar datat e turneut gjerman ‘Bonnie & Clyde’, shkruan Indeksonline.

Ishte Loredana ajo që përmes llogarisë së saj të Instagramit ka njoftuar për befasinë e radhës për adhuruesit e tyre.

“Bonni & Clyde” po vijnë me turne, o Zot ju nuk e dini çka po iu pret”, ka shkruar Loredana.

Kujtojmë që projektet e fundit të Loredanës dhe Mozzik u publikuan në të njëjtën ditë./Indeksonline/