75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi publikon imazh përkrahë të dashurit të ri

Prej kohësh është komentuar për lidhjen e këngëtares së njohur Jonida Maliqi me aktorin Romeo Veshaj.

Por, dyshja e njohur asnjëherë nuk e kanë pranuar as komentuar lidhjen dhe raportin që kanë në mes veti, shkruan Indeksonline.

E këtyre thashethemeve ata iu dhanë fundi gjatë pjesëmarrjes në emisionin më të ri ‘Treshat’ të udhëhequr nga Romeo, vëllai i tij, Donaldi dhe modertorja Bora Zemani teksa e ftuara e parë ishte Jonida.

Pas puthjes që Jonida dhe Romeo shkëmbyen në emisionin, këngëtarja tashmë ka publikuar edhe fotografinë e parë në rrjetet sociale ku shihet përkrahë Romeos dhe Doanldit.

“Suksese djema”, ka shkruar Jonida në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, kohë më parë Jonida u nda nga bashkëshorti dhe është nënë e një djali./Indeksonline/