75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mogherini: Unë ende besoj se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është afër

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka vazhduar të kërkoj heqjen e taksës për produktet serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ajo beson se nuk sheh kushte për rinovimin e dialogut pa u hequr taksa, transmeton Indeksonline.

Por, sipas saj përkundër gjendjes aktuale, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ende ka një shans.

“Unë ende besoj se marrëveshja është e mundur dhe se është afër. Unë gjithashtu besoj se të dy palët e kuptojnë se arritja e një marrëveshje për normalizimin e plot të marrëdhënieve është e dëshirueshme për qytetarët në një anë dhe në anën tjetër, për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në të gjitha aspektet e problemeve që janë në tryezë.”, tha ajo për Radio Evropa e lirë në Poznan të Polonisë ku po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimorë.

E pyetur nëse ajo do të vazhdoj se nëse do të jetë përgjegjëse për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës pas largimit të saj nga detyra si Përfaqësuese e Lartë e BE-së, ajo tha:

“Ka një arsye të thjeshtë për këtë – Serbia dhe Kosova po marrin pjesë në dialog për shkak të perspektivës së tyre evropiane dhe për këtë arsye dialogu është në duart e Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera.”, u shprehë ajo./Indeksonline/