75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham me ofertë prej 60 milionë funtash për Giovani Lo Celso

Klubi Londinez duket se do të bëjë një ofertë prej 60 milionë funte për lojtarin e Real Betis.

Tottenham është në bisedime që ta sjell argjentinasin nga Spanja. Një burim i cili ka informata për rekrutimet e Tottenhamit ka thënë për  “Footballinsider” se klubi do të ofrojë një ofertë me vlerë 60 milionë funte duke përfshirë edhe shtesa për Lo Celso si dhe pagë me vlerë të paktën 150,000 në javë për pesë vite, përcjell indeksonline.

Spurs  kanë besim se mund ta bëjnë Lo Celson si transferin e tyre të dytë të verës pas transferimit rekord të tyre, për të transferuar Ndombelin për 54 milionë funte plus 9 milionë funte shtesë.

Londinezët përballen në këtë  garë për nënshkrimin e 23-vjeçarit edhe me Atletico Madrid dhe Manchester United, por aktualisht siç duket janë në rrugë të mbarë për ta bërë këtë transfer.

Lo Celso i ka thënë miqve se ai është i etur të shkojë në Premier League dhe të bashkohet me Spurs kurse Mauricio Pochettino e ka bërë të qartë pas skenave se ai e sheh Lo Celso si një lojtar me cilësi të lartë, i cili mund të përsërisë formën e tij të jashtëzakonshme si në sezonin e kaluar edhe në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.//Indeksonline//.