75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rapuca përforcon Drenicën

Drenica ka vazhduar përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.

Skuadra nga Skenderaj ka zyrtarizuar ardhjen më të re në klub që është një mbrojtës. Mbrojtësi i djathtë prishtinas, Kastriot Rapuca është transferimi më i ri i Drenicës.

18-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Drenicën. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit.

Rapuca së fundmi ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe shihet si një talent mjaft i madh.