75 Mall Live Search
13:41 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Morata transferohet në Athletico Madrid

Alvaro Morata, i cili është në huazim deri në fund të sezonit 2019/20, tani do të bashkohet me Atleticon në një kalim të përhershëm, me një shumë prej 50 milion euro.

Morata pas dy vitesh si lojtar në  Chelsea, shënoi 24 herë në 72 paraqitje, kurse kalimin e ti në Athletico e bëri të ditur Chelsea në faqen e saj zyrtare, përcjell indeksonline.

Në verën e vitit 2017, sulmuesi shënoi në debutimin e tij në Premier Ligë. Deri në fund të vitit, Morata kishte shënuar 12 herë, edhe pse problemet e dëmtimit e ndërprenë fillimin e tij deri në vitin 2018.