75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Atalanta njofton shitjen e Etrit Berishës në SPAL

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i Atlantas njofton shitjen e portierit shqiptar Etrit Berisha tek skuadra SPAL, përcjell indeksonline.

Ata duke i uruar fat portierit edhe e falenderojn për angazhimin, seriozitetin dhe kontributin e çmuar të ofruar në këto tre vite për arritjen e objektivave të rëndësishme.

Po ashtu edhe skuadra SPAL e ka konfirmuar transferimin duke e mirëpritur portierin në klubin e tyre.