75 Mall Live Search
15:09 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe një transferim nga Milani

Mbrojtësi francez, Theo Hernandez edhe zyrtarisht është futbollist i Milanit.

Kontrata e lojtarit është depozituar në Serie A dhe ai do të jetë përfundimisht një futbollist i Rossonerëve pa pasur nevojë për huazim.

Edhe pse nuk ka detaje financiare, pasi faqja zyrtare e Serie A ka konfirmuar se është transferim përfundimtar.

Theo Hernandez do të jetë në Milano të hënën për testet mjekësore, mirëpo kontrata e tij është nënshkruar më herët.

21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me gjigantin italian, e i cili më parë luante për skuadrën e Real Madridit

Transferimi i Hernandez besohet se i ka kushtuar Milanit 20 milionë euro.

Me ardhjen në klub të Hernandez, Laxalt ose Ricardo Rodriguez do të largohet nga Milani.