Xhevat Demaj e quan fitoren e Haki Rugovës si fitore të UDB-së e Pantiqit
Kryetari i nëndegës të LDK-së në Istog, Xhevat Demaj nuk e ka pritur mirë zgjedhjen e Haki Rugovës në krye të degës së Istogut.
Demaj, i cili udhëheq me nëndegën e Vrellës, përmes një komenti në Facebook ka thënë që sot fitoi turpi, tradhtari dhe krimineli.
“Sot fitoi turpi i LDK, fitoi udba, fitoi Pantiqi me klik, tradhtari dhe krimineli.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka treguar që ishte në kuvendin zgjedhor por i kanë lënë vend.
Haki Rugova do të jetë kryetar i degës së LDK-së në Istog edhe për katër vitet e ardhshme./Indeksonline/
