Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë krijon kolona të gjata
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë orëve të pasditës në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran.

Ky aksident e ka vëshitrësuar qarkullimin në atë vend, duke krijuar kolona të gjata të veturave.

Indeksonline ka kontaktuar për këtë aksident me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxha i cili na ka konfirmuar që një person ka mbetur i lënduar.
“Dy automjete të përfshira, një veturë është rrokullisur. Fatbardhësisht vetëm një person është i lënduar, ka lëndime të lehta trupore.”, u shprehë Hoxha./Indeksonline/
